Erdogan: Marrëveshjet e Turqisë me FMN-në i përkasin të shkuarës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën se epoka e Turqisë që merr kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i përket të shkuarës.

Erdogan: Marrëveshjet e Turqisë me FMN-në i përkasin të shkuarës

“Turqia e ka mbyllur kapitullin e FMN-së në maj të vitit 2013 dhe me lejen e Allahut ai nuk do të rihapet më kurrë”, tha Erdogani para grupit parlamentar të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Kreu i shtetit turk kritikoi pretendimet e Partisë Republikane Popullore (CHP) në opozitë se Turqia do të kërkojë të negociojë me FMN-në pas zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

“Është e qartë se kush ka trokitur në derën e FMN-së. Ata që kanë mentalitetin e CHP-së, ata kanë shkuar në FMN”, u shpreh ai mes të tjerash.

Rreth gjashtë vite më parë, Turqia shleu të gjithë borxhin që i kishte institucionit ndërkombëtar të huadhënies.

Erdogani tha gjithashtu se aksionet e CHP-së në bankën privat turke të biznesit, “Is Bankasi”, do t’i transferohen Thesarit të Shtetit.

“Kuvendi do ta marrë këtë vendim së shpejti”, theksoi presidenti turk.

Pas vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut në vitin 1938, 28,1 për qind e aksioneve të themeluesit të Republikës së Turqisë në këtë bankë iu transferuan forcës politike të themeluar prej tij, CHP.

CHP-ja nuk merr asnjë pjesë të fitimeve nga “Is Bankasi”, por emëron 4 drejtues të në bordin ekzekutiv të saj.



Lajme të ngjashme