Ministri Çavusoglu priti emra të rëndësishëm në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Drejtorin e Fondit të Zhvillimit të Katarit, Halife bin Casim el-Kevari.

1138556
Ministri Çavusoglu priti emra të rëndësishëm në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Drejtorin e Fondit të Zhvillimit të Katarit, Halife bin Casim el-Kevari.  

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavushollu priti Kevarin në rezidencën e ministrisë në kryeqytetin Ankara.

Në vlerësimin e bërë nga llogaria e tij zyrtare në median sociale Twitter në lidhje me takimin, Çavushollu bëri të ditur se me el-Kevarin shqyrtuan fushat e bashkëpunimit në çështjet e ndihmave njerëzore dhe atyre për zhvillim.

Çavushollu u takua gjithashtu edhe me Kryetarin e Bordit Drejtues të Konfederatës së Gazetarëve të Turqisë dhe Këshillit Turko-Amerikan James Jones.

Ai bëri një postim në lidhje me këtë takim në Twitter dhe shkroi: “Shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet vendeve tona”.  

Ministri Çavushollu gjatë ditës së hënë (4.02.2019) u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, Miguel Moratinos.

Në postimin në lidhje me këtë takim, Çavushollu shkroi: “Me Moratinos diskutuam për rigjallërimin e procesit, rritjen e vizualitetit të saj dhe mundësitë për të bërë më të fokusura veprimet e aleancës.  Aleanca e Qytetërimeve është një proces i rëndësishëm për parandalimin e konflikteve, ndërmjetësimin dhe vendosjen e paqes”.

 


Lajme të ngjashme