Kryeministri Tsipras do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë datave 5-6 shkurt, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi.

1136770
Kryeministri Tsipras do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë datave 5-6 shkurt, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos në konferencën për median iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kryeministri Tsipras, me ftesë të Presidentit turk, do të zhvillojë një vizitë në Turqi gjatë datave 5-6 shkurt” tha zëdhënësi i qeverisë së Greqisë.

Ai bëri të ditur se në ditën e parë të vizitës Kryeministri grek do të pritet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi. Kurse në mbrëmje do marrin pjesë në darkën që do të shtrohet.  

Tzanakopoulos njoftoi gjithashtu se ditën e dytë Kryeministri grek do të vizitojë Patrikun e Fanarit në Stamboll, Bartholomeos.  

 


Lajme të ngjashme