Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Lufta kundër terrorit do të vazhdojë pa ndërprerje

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë vit u theksua se lufta kundër organizatave terroriste do të vazhdojë pa ndërprerje.

Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Lufta kundër terrorit do të vazhdojë pa ndërprerje

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë vit u theksua se lufta kundër organizatave terroriste do të vazhdojë pa ndërprerje.

Mbledhja, që u zhvillua dje në Ankara me kryesimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ku u shqyrtuan zhvillimet në Siri, zgjati 5 orë.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes bëhet e ditur se aty u shqyrtuan me të gjitha dimensionet zhvillimet e rëndësishme të brendshme dhe të jashtme që i interesojnë nga afër sigurisë së Turqisë si dhe u bënë vlerësimet e sigurisë për vitin 2018. Gjithashtu u theksua se në mbledhje u diskutua për masat që mund të merren ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme gjatë vitit 2019.

Ndërkaq në komunikatën me shkrim nënvizohet se Këshillit të Sigurisë Kombëtare iu paraqitën informacione në lidhje me operacionet që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit kundër organizatave terroriste, me në krye organizatat terroriste FETO/PDY, PKK/PYD-YPG dhe DAESH, të cilat kërcënojnë unitetin kombëtar dhe përjetësinë e jetesës në bashkim të Turqisë.  

“Në kuadër të operacionit është realizuar siguria e kufijve jugorë të Turqisë dhe është qëndruar mbi masat përforcuese të marra kundër organizatave terroriste, që kanë për qëllim prishjen e qetësisë së popullit tonë si dhe është vërejtur me kënaqësi se të gjitha institucionet dhe organizatat tona kanë vepruar me mendjemprehtësi në këtë çështje. Është përsëritur edhe një herë thirrja për ndërprerjen e mbështetjes së jashtme ndaj terrorit dhe pjesëtarëve të organizatave terroriste dhe është shprehur në mënyrë të fuqishme se Turqia do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër të gjitha organizatave terroriste” shkruhet në komunikatë.  

“Duke bërë të ditur se është e papranueshme evitimi i disa vendeve për të ekstraduar pjesëtarët e organizatës terroriste që janë arratisur nga Turqia, theksohet se ekstradimi i tyre është obligim i drejtësisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për këto vende. Ndërsa duke pasur parasysh edhe rezultatet pozitive të marra nga operacionet e mëparshme të ushtrisë turke për të vendosur sigurinë në kufijtë e Turqisë me Sirinë, është përsëritur vazhdimësia e qëndrimit të vendosur për zbatimin me shpejtësi të hartës rrugore të Menbixhit dhe bërja e atyre që janë të nevojshme në lidhje me konsensuset e arritura në çështjen e lindjes së Eufratit” shkruhet në komunikatë.

Qëllimi i Turqisë, që ka parim luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, është që duke mbrojtur unitetin politik dhe tërësinë territoriale të Sirisë të sigurojë kthimin në vendin e tyre të miliona sirianëve, që janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe atdheun e tyre si dhe krijim e komitetit kushtetues, që ka një rol të rëndësishëm në tejkalimin e krizës së sipërpërmendur. Gjithashtu në komunikatë bëhet e ditur se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u përsërit edhe një herë se të gjitha pikat e lartpërmendura do të sigurojnë një kontribut të madh për mjedisin e paqes dhe stabilitetit (në Siri dhe rajon).  

Ndërkaq në komunikatë shkruhet se ndiqen nga afër zhvillimet në Qipro, Mesdheun Lindor, Egje dhe Detin e Zi dhe nënvizohet fuqishëm se Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj, që lindin nga marrëveshjet ndërkombëtare.   

 


Lajme të ngjashme