Raportuesja speciale e OKB-së vazhdon kontaktet në Turqi për rastin Khashoggi

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard është takuar në Stamboll me Hatixhe Xhengiz, e fejuara e gazetarit saudit të “Washington Post” Jamal Khashoggi dhe me përfaqësues të OJQ-ve.

Raportuesja speciale e OKB-së vazhdon kontaktet në Turqi për rastin Khashoggi

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard, e cila ka ardhur në Turqi për raportin që do të përgatisë në kuadër të hetimit lidhur me vrasjen e gazetarit saudit të “Washington Post” Jamal Khashoggi, është takuar me të fejuarën e Khashoggi, Hatixhe Xhengiz (Hatice Cengiz), e cila ka dëshmuar nga afër ngjarjen dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (OJQ).

Në kuadër të kontakteve në Stamboll lidhur me vrasjen e Jamal Khashoggi,Callamard zhvilloi në një hotel në lagjen Shishli (Şişli) një takim pa praninë e mediave me të fejuarën e të ndjerit (Khashoggi), Hatixhe Xhengiz.

Zonja Xhengiz e informoi raportuesen speciale të OKB-së mbi zhvillimet e ditës kur kishte ndodhur ngjarja; se si ajo kishte pritur me orë të tëra para derës së (Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll) dhe kur i fejuari i saj Jamal Khashoggi nuk kishte dalë jashtë konsullatës, ajo kishte njoftuar të afërmit e saj. Më pas raportuesja e OKB-së, Agnes Callamard pati një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (OJQ).

Raportohet se delegacioni i ka përfunduar kontaktet në Stamboll dhe do të niset për në Ankara, ku pritet të takohet me përfaqësuesit e shtetit dhe të shërbimeve informative.

Të mërkurën delegacioni i OKB-së u takua me disa gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe drejtues të Shoqatës së Medias Arabe.

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard, do të jetë në Turqi deri më 2 shkurt.

Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kishte deklaruar se hetimi ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggi do të kryhej nën autorizimin e Callamard dhe se me kërkesën e kësaj të fundit (Callamard) "kushtet/ rrethanat e vrasjes së Khashoggi" do të rishikoheshin dhe vlerësoheshin edhe një herë në aspektin e të drejtave të njeriut.

Gjatë vizitës në Turqi Agnes Callamard shoqërohet nga avokatja britanike Helena Kennedy dhe ish-Presidenti i Akademisë Botërore të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Coimbra” Prof. Dr. Duarte Nuno Vieira.

Theksohet se raportuesja e OKB-së kishte thënë se krahas masave të ndërmarra dhe qëndrimeve të mbajtura nga qeveritë në lidhje me vrasjen e Khashoggit do të merrte në konsideratë edhe natyrën dhe shtrirjen e përgjegjësive të shteteve dhe individëve lidhur me vrasjen e gazetarit saudit. 

Delegacioni i OKB të mërkurën pa nga afër vendin rreth e qark Konsullatës e Përgjithshme të Arabisë Saudite (në Stamboll) dhe u takua me kreu e Prokurorisë së Stambollit, Irfan Fidan në Pallatin e Drejtësisë “Çaglayan”.

Callamard do ti paraqesë Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, më saktësisht në seancën që Këshilli do të mbajë në qershor, një raport me informacionin që ajo ka grumbulluar gjatë procesit të hetimit dhe rekomandimet e saj lidhur me hetimin.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte vrarë barbarisht më 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte shkuar për të kryer disa veprime konsullore për lidhje martese.

Ndërkaq vrasja e gazetarit më me ndikim në Lindjen e Mesme, njëherësh një nga kontribuuesit e “Washington Post”, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll si dhe zhvillimet që ndodhën më pas vazhdojnë të ruajnë vendin në agjendën e Turqisë dhe opinionit publik ndërkombëtar.

Në procesin që rrodhi pas vrasjes dolën informacione në lidhje me kohën, vendin dhe mënyrën se si ishte kryer krimi, por nuk është zbardhur ende pista se ku ndodhet kufoma e Khashoggi.

 


Lajme të ngjashme