Delegacioni turk fillon bisedimet për Sirinë në Moskë

Delegacioni turk që gjendet në Moskë, kryeqytetin e Rusisë filloi bisedimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Delegacioni turk fillon bisedimet për Sirinë në Moskë

Delegacioni turk që gjendet në Moskë, kryeqytetin e Rusisë filloi bisedimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

I përbërë prej personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, delegacioni nga Turqia u takua me autoritetet ruse të caktuara për çështjen e bisedimeve për Sirinë.

Në takim, duke filluar nga Idlibi dhe zhvillimet e fundit në Siri u shqyrtua edhe gjendja në terren në kuadër të Marrëveshjes së Soçit.

Ndërkaq parashikohet që një tjetër temë e rendit të ditës të jenë edhe bisedimet e punimeve përpara samitit tresh që planifikohet të zhvillohet në nivel presidencial.

Delegacioni turk do të largohet ditën e diel nga Rusia për t’u kthyer në Turqi.

 


Lajme të ngjashme