Altun përshëndet ardhjen e raportueses speciale të OKB-së, Agnes Callamard

Raportuesja speciale e OKB-së, Agnes Callamard ka ardhur për vizitë në Turqi në kuadër të hetimit ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Altun përshëndet ardhjen e raportueses speciale të OKB-së, Agnes Callamard

Në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, Drejtori i Departamentit të Komunikimit i Presidencës (së Turqisë), Fahrettin Altun deklaroi se ende nuk dihet se kush e dha urdhrin (e ekzekutimit), cilët janë bashkëpunëtorët lokalë, ku ndodhet trupi i tij.

Altun përshëndeti vizitën që është duke realizuar në Turqi raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard në kuadër të hetimit rreth vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

“Ne e presim me kënaqësi vizitën që po bën në Turqi raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard lidhur me vrasjen e gazetarit saudit”,- shkruan Altun në një postim që ka bërë në anglisht në llogarinë e tij në Twitter.

"Ende nuk e dimë se ku ndodhet trupi i Khashoggit, kush e dha urdhrin dhe cilët janë 'bashkëpunëtorët lokalë", shkruan Altun dhe bën thirrje për zbardhjen e plotë të rastit.

Callamard informatat që do të mbledhë dhe rekomandimet lidhur me hetimin do t'i paraqesë në formën e raportit në seancën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara (OKB).

Jamal Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i gazetës "The Washington Post" u vra brutalisht më 2 tetor të vitit 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente të nevojshme për lidhjen e martesës.

 


Lajme të ngjashme