Akar uron homologun grek për detyrën dhe e fton për vizitë në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar i ka dërguar një letër urimi ministrit të ri të Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis dhe e ka ftuar në Turqi.

Akar uron homologun grek për detyrën dhe e fton për vizitë në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar e ka uruar ministrin e ri të Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis dhe e ka ftuar për vizitë në Turqi.

Hulusi Akar i dërgoi homologut grek një letër urimi me rastin e detyrës së re.

Në letrën e tij Akar i uron suksese Evangelos Apostalikis në detyrën e re dhe flet për rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në fushën ushtarake ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.

Sipas analistëve të sigurisë kjo ftesë është e rëndësishme dhe mund të ketë efekt në reduktimin e tensionit në detin Egje dhe detin Mesdhe.

 


Lajme të ngjashme