Ushtria turke godet YPG/PKK në Azez dhe Mare të Sirisë

Forcat e Armatosura Turke goditën objektivat e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në vijën e frontit në Azez dhe Mare në veri të Sirisë.

Ushtria turke godet YPG/PKK në Azez dhe Mare të Sirisë

Forcat e Armatosura Turke goditën objektivat e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në vijën e frontit në Azez dhe Mare në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra, natën e të shtunës pati përleshje të armatosura ndërmjet organizatës terroriste YPG/PKK, që mban të pushtuara tokat në jug të Azezit dhe jug e perëndim të Mares dhe Ushtrisë së Lirë Siriane. 

Në përleshje, nga radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane u vra një person dhe u plagosën 3 të tjerë.  

Pas përleshjeve, elementët e Forcave të Armatosura Turke të dislokuara në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” realizuan më shumë se 30 gjuajtje artilerie me obusë ndaj pozicioneve të organizatës terroriste YPG/PKK.

Si rrjedhojë u neutralizuan shumë terroristë.

Elementët e ushtrisë turke, ndaj objektivave të organizatës terroriste, që kanë ngritur fole në Tel Rifat, kishin bërë 5 goditje me obusë në datën 23 janar, 12 në datën 24 dhe më shumë se 20 në datën 25 janar.

Në vijën e frontit Azez dhe Mare, që ndodhen në territoret e Sirisë përballë rrethit Kilis të Turqisë, herë pas here përjetohen përleshje të armatosura ndërmjet organizatës terroriste YPG/PKK dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

 

 


Lajme të ngjashme