THY realizoi fluturimin e parë në Sulejmanije të Irakut pas 2 vitesh

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civilë të Irakut, Ali Halil Ibrahim njoftoi fillimin e fluturimeve në linjën Stamboll-Sulejmanije.

THY realizoi fluturimin e parë në Sulejmanije të Irakut pas 2 vitesh

Është kryer edhe fluturimi i parë nga Turqia për në qytetin Sulejmanije të Irakut.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civilë të Irakut, Ali Halil Ibrahim në komunikatën me shkrim njoftoi se kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) realizoi fluturimin e parë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të qytetit Sulejmanije.

“Avioni i Linjave Ajrore Turke, i nisur nga aeroporti Ataturk i Stambollit, bëri ulje në aeroportin ndërkombëtar të Sulejmanijes”, bëri të ditur Ibrahim, ndërsa shtoi se gjatë ditëve të ardhshme edhe avionët e Linjave Ajrore të Irakut do të fluturojnë në drejtim të Stambollit.

Krahas të gjitha kundërshtimeve të qeverisë qendrore të Irakut dhe shoqërisë ndërkombëtare, ish-kryetari i Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (KRG), Mesut Barzani më 25 shtator 2017 organizoi një referendum të jashtëligjshëm.

Pas kësaj Kuvendi i Irakut mbajti një seancë të jashtëzakonshme nga ku doli vendimi që KRG-ja t’i dorëzojë Bagdadit zyrtarë administrimin e kufirit, digës dhe të aeroporteve.

Ndërkaq pas refuzimit të vendimeve dhe sanksioneve të Bagdadit nga ana e administratës së KRG-së, qeveria qendrore e Irakut më 29 shtator 2017 pezulloi fluturimet jashtë vendit nga aeroportet e Erbilit dhe Sulejmanijes.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Xhahit Turhan (Cahit) në një deklaratë të bërë më herët ka thënë se ndalesa do të hiqet më 25 janar dhe se kompania e Linjave Ajrore Turke do të kryejnë fluturime 7 ditë në javë në linjën Stamboll-Sulejmanije.



Lajme të ngjashme