Erdogan: Ne do ta formojmë vet zonën e sigurisë nëse nuk plotësohen premtimet

“Turqia është vendi i vetëm që mund të sigurojë funksionalitetin e zonës së sigurt”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Erdogan: Ne do ta formojmë vet zonën e sigurisë nëse nuk plotësohen premtimet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se Turqia është i vetmi vend që mund të sigurojë funksionalitetin e zonës së sigurt që do të formohet në kufirin me Sirinë.

Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së prezantimit të kandidatëve të AK Partisë për kryetarë të Bashkisë së Erzurumit të organizuar në sallën e hokejit në akull Jakutije (Yakutiye), Presidenti Erdoan u prononcua në lidhje me planin për formimin e zonës së sigurt në kufirin me Sirinë.

“Në qoftë se nuk plotësohen premtimet ne do ta formojmë vet zonën e sigurt. Ne duhet të kemi kontrollin aktual në terren. Prandaj deklarojmë se jemi të mbyllur për zgjidhje tjera përveç kësaj. Jemi të gatshëm të paguajmë koston nëse do të ketë nevojë”, bëri të ditur Erdoan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu rikujtoi Marrëveshjen e Adanës të nënshkruar në vitin 1998 mes Sirisë dhe Turqisë dhe tha: “Nuk ka nevojë të na ftojë dikush. Ne këtë e siguruam me Marrëveshjen e Adanës. Këto firma i hapin rrugë Turqisë të hyjë në ato territore në rast të ndonjë zhvillimi negativ”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdoan preku edhe në tentativën për grusht shtetit në Venezuelë dhe tha se “Ne kurrë nuk kemi qenë pranë puçistëve dhe nuk do të jemi edhe në të ardhme. Jemi kundër çdo lloj grusht shteti pa marrë parasysh se ku ndodh ai”.

 


Lajme të ngjashme