Forcat e Armatosura të Turqisë godasin objektivat e YPG/PKK-së në Siri

Njësitë e artilerisë të Ushtrisë Turke kanë goditur me obusë pozicionet e YPG/PKK-së në Tel Rifat të Sirisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë godasin objektivat e YPG/PKK-së në Siri

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë goditur me obusë objektivat e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, të cilat kanë pushtuar fshatrat Sheik Isa dhe Harbil në afërsi të nënprefekturës Tel Rifat në veri të Sirisë.

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë të dislokuara në zonën e spastruar nga terroristët me operacionin “Mburoja e Eufratit” kanë goditur me 12 të shtëna me obusë pozicionet e organizatës terroriste në fshatrat Sheik Isa të nënprefekturës Tel Rifat dhe Harbil të nënprefekturës Mare në juglindje të Afrinit.

Edhe dje Forcat e Armatosura të Turqisë goditën me 5 të shtëna me obusë objektivat terroriste në nënprefekturën Tel Rifat në juglindje të Afrinit.

Nënprefektura Tel Rifat ndodhet në duart e YPG/PKK-së për 3 vjet.

Zonën që shtrihet nga Tel Rifat deri në Menbixh organizata terroriste e quan “Kantoni i Shhbas”.

Terroristët e YPG/PKK-së pushtuan Tel Rifatin në fillim të vitit 2016, duke u përhapur nga Afrin në juglindje.

Organizata terroriste YPG/PKK në këtë mënyrë synoi t’i pushton dhe t’i bashkojë territoret ndërmjet lindjes së lumit Eufrat dhe Afrinit që ndodhet në perëndim.

Kështu YPG/PKK-ja do të krijonte një zonë të vazhdueshme të dominimit përgjatë kufirit Siri-Turqi.

Ndërkaq nënprefektura Bab që ndodhet mes Tel Rifat dhe Menbixhit ndodhet në zonën e spastruar me operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Për këtë arsye organizata terroriste nuk po arrin të bashkojë Tel Rifatin me Menbixhin.

250 mijë civilë nga rrethi i Tel Rifatit, u detyruan të shpërngulen pas pushtimit të YPG/PKK-së dhe u strehuan në Azez, i cili kontrollohet nga opozitarët.

 


Lajme të ngjashme