Çavusoglu do të bisedojë me Jeffrey për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu deklaroi se do të takohet me Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey.

Në takimin me Jeffrey, pritet të shqyrtohet vendimi i Amerikës për t’u tërhequr nga Siria dhe gjendjen e fundit për zonën e sigurisë.

Jeffrey erdhi për herë të fundit në Ankara më 8 janar së bashku me Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Donford.   

Ministri Çavushollu, pyetjes në transmetimin e një kanali televiziv privat iu përgjigj duke thënë se Amerika nuk u ka përcjellë një kalendar në lidhje me procesin e tërheqjes nga Siria dhe bëri të ditur se bisedimet janë duke vazhduar ende kurse qëllimi është të eliminohet shqetësimi i Turqisë për sigurinë.

“Zonën e sigurisë e krijojmë vetë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kërkojnë të bashkëpunojnë, këtë nuk e përjashtojmë” tha Çavushollu.  

Ministri turk bëri të ditur gjithashtu se në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Turqi do të vijë raportori i Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme