Turqia i shpreh ngushëllimet Meksikës për tragjedinë në shpërthimin e tubacionit të naftës

Turqia i shprehu ngushëllimet Meksikës për shumë jetë të humbura si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje në një tubacion naftësjellës në qytetin Tlahuelilpan.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim për shpërthimin e ndodhur në një tubacion nafte, ku shumë u vranë shumë persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

“I shprehim ngushëllimet familjeve të viktimave, popullit dhe qeverisë së Meksikës kurse të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë” shkruhet në deklaratë.

Në afërsi të qytetit Tlahuelilpan të Meksikës, si pasojë e zjarrit të rënë në tubacionin që rridhte pati shpërthim.

Në deklaratën e bërë nga Kompania shtetërore meksikane e naftës, Petroleos Mexicanos (Pemex) bëhet e ditur se në shpërthim humbën jetën 66 persona, që ishin duke mbushur naftën që rridhte në vendngjarje.

Lajme të ngjashme