Turqi - Në vitin 2018 u neutralizuan 2 mijë e 442 terroristë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se që nga fillimi i vitit 2018 e deri më sot janë neutralizuar gjithsej 2 mijë e 442 terroristë, ndër të cilët edhe 74 kuadro të ashtuquajtura udhëheqëse.

Ministria në fjalë bëri një deklaratë për operacionet si jashtë, ashtu edhe brenda vendit.

Në deklaratë bëhet e ditur se 12 nga terroristët e neutralizuar në operacione ishin në listën e kuqe, 3 në atë blu dhe 45 të tjerë në listën gri.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se operacionet Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit përfunduan me sukses.  

Ndërkaq në deklaratë tërhiqet vëmendja se edhe përgatitjet për operacionin në lindje të Eufratit bëhen për pengimin e krijimit të korridorit të terrorit në jug të vendit.

Lajme të ngjashme