Turqia përshëndet formimin e zonës së sigurt në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se kjo zonë do të kontribuojë në vendosjen e paqes në rajon.

Turqia përshëndet formimin e zonës së sigurt në Siri

Turqia shikon pozitivisht në formimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Ministri.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me formimin e një zone të sigurt brenda Sirisë, zëdhënësi Aksoy tha se Presidenti Erdogan edhe më herët e solli në rend të ditës këtë çështje, por nuk u pranua nga administrata e Presidentit të asaj kohe Barack Obama.

“Ne mirëpresim pozitivisht propozimin e Presidentit Trump për formimin e një zone të sigurt 20 mile (32 km) në Siri, por kontaktet në lidhje me mënyrën e zbatimit dhe se si do të formësohet kjo zonë në terren po vazhdojnë ende”, bëri të ditur Aksoy.

Ai në mes tjerash tha se “Zona e sigurt jo vetëm që do të sigurojë kufirin tonë, por do të sigurojë që njerëzit këtu të jetojnë në paqe dhe siguri. Do të kontribuojë në parandalimin e ndonjë migrimi të mundshëm dhe vendosjen e stabilitetit, gjithashtu mendojë se kjo do të jetë një element që do t’i inkurajojë sirianët që jetojnë në Turqi të kthehen në vendin e tyre”.

 


Lajme të ngjashme