Turqia kërkon ekstradimin e puçistëve të arratisur në Greqi

Turqia ka kërkuar ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, që u arratisën në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

1128546
Turqia kërkon ekstradimin e puçistëve të arratisur në Greqi

Ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) bëri të premten një deklaratë lidhur me pretendimet mbi dërgimin në një vend tjetër të tretë të anëtarëve të FETO-s të strehuar në Greqi.

“Çështjet që ndiqen tinëzisht, nuk mund të jenë subjekt i drejtësisë. Ne interesohemi me çështje që dihen nga të gjithë, që hyjnë në ndihmën reciproke juridike në çështjet penale. Sigurisht që në lidhje me këto çështje ne kërkojmë ekstradimin e këtyre terroristëve, që kërkohen nga mekanizmat gjyqësore të drejtësisë në Turqi. Ne si Republikë e Turqisë do ta ndjekim deri në fund këtë çështje”,- theksoi ministri.

I pyetur nga gazetarët se zotërojnë apo jo ndonjë informacion në lidhje me pretendimet në fjalë Gyl tha: “Të gjitha zhvillimet dhe përfundimet vazhdojmë ti ndjekim të gjithë së bashku si shtet dhe qeveri”.

 


Lajme të ngjashme