Ankaraja i komunikon ‘vijat e kuqe’ senatorit Graham

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan priti të premten pasdite në Ankara senatorin republikan Lindsey Graham, bëjnë të ditur burimet presidenciale.

Ankaraja i komunikon ‘vijat e kuqe’ senatorit Graham

Senatori amerikan Lindsey Graham ndodhet në Ankara për kontakte zyrtare.

Fillimisht senatori Graham, i cili është anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan, pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu. Pastaj ai u prit në takim në Kompleksin Presidencial nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në takim e mbajtur me dyer të mbyllura ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin dhe drejtori Departamentit të Komunikimit të Presidencës Fahrettin Altun ishin të pranishëm në takimin.

Gjatë qëndrimit në Ankara senatori Graham do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe Kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) Hakan Fidan.

Në fokus të takimeve të senatorit amerikan me autoritetet turke janë zhvillimet e fundit në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Senatorit Graham i komunikohen vijat e kuqe dhe ndjeshmëritë e Turqisë në lidhje me zhvillimet në veri të Sirisë.

Deklaratat mbështetëse në prag të vizitës, që senatori amerikan, Graham, kishte bërë për organizatën separatiste terroriste PKK/YPG, kishin ngjallur reagime në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

 


Lajme të ngjashme