Turqi-ShBA vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të kombinuara në Siri

Ka përfunduar trajnimi i tretë për aktivitetin e patrullimit të përbashkët të kombinuar, që realizohet në zonën Menbixh të Sirisë nga njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Turqi-ShBA vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të kombinuara në Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një njoftimi që ka publikuar në faqen e saj të internetit thotë: “Trajnimi i tretë i përbashkët për aktivitetin e patrullimit të përbashkët të kombinuar, që realizohet në zonën Menbixh të Sirisë nga njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka përfunduar sipas Udhërrëfyesit të Menbixhit dhe Parimeve të Sigurisë”.

Qershorin e kaluar Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin rënë dakord për nxjerrjen e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK nga zonat që kjo ka pushtuar dhe dorëzimin e qeverisjes së rajonit banorëve vendas.

 


Lajme të ngjashme