MPJ turke dënon me forcë sulmin terrorist në Menbixh të Sirisë

Turqia ka dënuar me forcë sulmit me bombë që u ndërmor të mërkurën në Menbixh, qytet sirian nën pushtimin e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, gjatë kalimit të patrullës ushtarake amerikane.

MPJ turke dënon me forcë sulmin terrorist në Menbixh të Sirisë

“Ne kemi mësuar me trishtim se anëtarë të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë që ndodhi në qytetin e Menbixhit më 16 janar. E dënojmë me forcë këtë sulm terrorist të tmerrshëm.

Theksojmë edhe njëherë vullnetin tonë për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit të Menbixhit, të cilin e kemi miratuar me SHBA-në për të pastruar Menbixhin nga organizatat terroriste dhe për të krijuar stabilitet e siguri në këtë rajon. Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të kryejë aktivitetet e saj të përbashkëta me SHBA-në, të cilat synojnë përfundimin e procesit të zbatimit të Udhërrëfyesit të Menbixhit sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Koloneli Sean Ryan, zëdhënës i koalicionit global kundër DAESH-it, bëri me dije të mërkurën se organizata terroriste në fjalë ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në qendër të Menbixhit, ku mbetën të vrarë edhe disa ushtarë amerikanë.



Lajme të ngjashme