Presidentja e Kroacisë pritet me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial në Ankara

Gjatë takimeve do të bisedohet për të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe si dhe për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

erdogan-kitarovic1.jpg
yildirim grabar kitarovic.jpg
tbmm.jpg
Kolinda Grabar Kitarovic.jpg

Me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç sot zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Me mbërritje në Ankara, Presidentja Kitaroviç fillimisht vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, ku u takua me Kryetarin e Kuvendit, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Pas takimit kokë më kokë mes Kryeparlamentarit Jëlldërëm dhe Presidentës Kitaroviç bashkëbiseduesit kaluan në sallonin Divan ku i kryesuan takimit mes delegacioneve.

Në këtë takim që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura për media morën pjesë kryetari i grupit të miqësisë ndërparlametare Turqi-Kroaci, Ismail Bilen, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe njëherësh Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian, Faruk Kajmakxhë (Kaymakcı) dhe ambasadori i Turqisë në Zagreb, Mustafa Babyr Hëzllan (Mustafa Babür Hızlan).

Ndërkaq nga pala kroate në takim morën pjesë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Zdravka Busiç, zëdhënësja e Presidencës së Kroacisë, Ivana Crniç, kreu i komunitetit islam të Kroacisë, Aziz Hasanoviç dhe ambasadori i Kroacisë në Ankara, Hrvoje Cvitanoviç.

Më pas Presidentja Kitaroviç në shoqërinë e Kryeparlamentarit Jëlldërëm vizitoi pjesën e Kuvendit që u bombardua nga organizata terroriste gyleniste FETO gjatë tentativës për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016.

Kitaroviç u informua në lidhje me sulmet dhe ngjarjet që ndodhën në natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Presidentja mysafire më pas u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve Erdoan dhe Kitaroviç do të organizojnë një konferencë për shtyp.

Presidenti Erdoan do të shtrojë darkë zyrtare për nder të Presidentes mysafire.



Lajme të ngjashme