“Turkish Airlines” përfshin Meksiko Sitin dhe Kankunin në rrjetin e fluturimeve

Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) do të përfshijnë në rrjetin e fluturimeve Meksiko Sitin dhe Kankunin, dy qytete shumë të rëndësishme të kontinentit amerikan.

“Turkish Airlines” përfshin Meksiko Sitin dhe Kankunin në rrjetin e fluturimeve

“Fluturimet e kompanisë sonë për në Meksiko-Siti dhe Kankun, respektivisht pikëmbërritjet tona numër 18 dhe 19 në kontinentin e Amerikës, do të fillojnë më datë 21 gusht (2019) dhe do të realizohen 3 herë në javë në itinerarin Stamboll-Meksiko Siti-Kankun-Stamboll”, bën të ditur Zyra për Shtyp e “Turkish Airlines”.

Me këto linja të reja që do të operojnë duke filluar nga muaji gusht, THY-ja do të mundësojë lidhje me një hapësirë gjeografike më të gjerë nga Aeroporti i Stambollit duke shtuar në rrjetin e saj të fluturimeve edhe Meksikën, shteti më i madh i Amerikës Qendrore.

Këto fluturime pritet që të kontribuojnë ndjeshëm në fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Turqi-Meksikë në çdo fushë.

Pasagjerët e “Turkish Airlines” do të kenë shansin të udhëtojnë vajtje-ardhje për në Meksiko-Siti dhe Kankun me çmime speciale që fillojnë nga 999 dollarë.

Ndërsa abonentët e programit të pasagjerëve specialë, “Miles&Smiles”, do të mund të udhëtojnë drejt këtyre dy destinacioneve me bileta 25 për qind më të lira për 6 muajt e parë të fluturimeve.



Lajme të ngjashme