Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu: Ideja për zonë të sigurisë është e Turqisë e jo e Trumpit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu foli në lidhje me deklaratën që Presidenti Donald Trump e bëri në llogarinë e tij në Twitter për Turqinë.

Çavusoglu: Ideja për zonë të sigurisë është e Turqisë e jo e Trumpit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se ideja për të formuar zonë të sigurisë në kufi nuk është e Presidentit Trump, por e Turqisë.

Ministri Çavushollu së bashku me ministrin e Jashtëm dhe njëherësh ministrin e BE-së të Luksemburgut, Zhan Aselborn (Jean Asselborn) pas takimit të zhvilluar në Rezidencën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalimit të tij ministri Çavushollu preku edhe në fjalët e Presidentit Trump në lidhje me “formimin e zonës së sigurisë prej 30 km” ku tha: “Për formimin e zonës së sigurisë prej 30 km nuk kemi marrë ndonjë propozim nga ShBA-ja, por kjo nuk është edhe ideja e tyre. Ky është propozimi që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i bëri evropianëve, përfshirë edhe rusët. Ne me çdo rast e sollëm këtë çështje në rend të ditës. Administratës së ish-Presidentit Obama kjo nuk i dukej reale. Ata me pretekste të ndryshme nuk e përkrahën idenë tonë. Tani pasi e panë vendosmërinë e Turqisë ata dolën me këtë ide”.

Duke tërhequr vëmendjen se mbi Presidentin Trump po bëhen presione serioze që SHBA-ja të mos tërhiqet nga Siria, shefi i diplomacisë turke tha se “Institucionet amerikane të sigurisë janë duke i bërë presion Trumpit për t’u mos u tërhequr nga Siria”.

Çavushollu duke iu referuar deklaratave kundër Turqisë të Presidentit Trump të bëra nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale tha se “Partnerët strategjik nuk bisedojnë nëpërmjet mediave sociale. Kanali i komunikimit është çdoherë i hapur, ne kemi deklaruar se nuk i frikësohemi asnjë kërcënimi. Me kërcënime ekonomike nuk arrihet askund”.

Ministri Çavushollu theksoi se miku më i madh i kurdëve në rajon është Turqia, ndërsa shtoi se barazimi i kurdëve me terroristët nuk shpie askund dhe se këtë i rikujtojnë vazhdimisht ShBA-së dhe evropianëve.

Çavushollu preku edhe në praninë e grupeve terroriste në Idlib ku tha se “Regjimi sirian dhe aleatët e tij janë përgjegjës nëse Idlibi është kthyer në një strofkë të terrorit. Ata sollën terroristët nga Deraa me autobusë dhe i lanë në Idlib. Qëllimi i tyre ishte i qartë, që të sulmohet Idlibi duke i marrë si pretekst këta terroristë dhe këtë e realizuan”.

Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja e Idlibit e arritur me Rusinë edhe pse me vështirësi është duke u zbatuar me sukses.

 


Lajme të ngjashme