SHBA-ja rikonfirmon angazhimin për eliminimin e shqetësimeve të Turqisë në kufi me Sirinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij amerikan, Mike Pompeo, biseduan në telefon rreth procesit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria.

SHBA-ja rikonfirmon angazhimin për eliminimin e shqetësimeve të Turqisë në kufi me Sirinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Palladino, publikoi një komunikatë me shkrim për bisedën telefonike që Çavusoglu dhe Pompeo realizuan ditën e shtunë.

Ai theksoi se Pompeo dhe Çavusoglu ranë dakord mbi rëndësinë e solidarizimit ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë si pjesë e tërheqjes së qëllimshme dhe të koordinuar të trupave amerikane nga Siria.

“Sekretari Pompeo vuri në pah rëndësinë që Uashingtoni i kushton mbrojtjes së forcave që bashkëpunojnë me Amerikën dhe me koalicionin global të luftës kundër DAESH-it, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së për eliminimin e shqetësimeve të Turqisë për sigurinë në kufirin e saj me Sirinë”, thuhet në komunikatën e shkruar të zëdhënësit Palladino.



Lajme të ngjashme