Krerët e ushtrisë dhe inteligjencës turke takohen në kufi me Sirinë

Zyrtarët turq u takuan në provincën Hatay për të diskutuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Sirisë dhe përpjekjet për vazhdimin e armëpushimit në Idlib.

Krerët e ushtrisë dhe inteligjencës turke takohen në kufi me Sirinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralarmate Yasar Guler, komandanti Forcave Tokësore, gjeneralarmate Umit Dundar dhe kreu Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan, kanë zhvilluar një takim në provincën jugore Hatay të Turqisë, në kufi me Sirinë, ku janë vlerësuar zhvillimet aktuale në Idlib.

Zyrtarët turq u takuan në provincën Hatay për të diskutuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Sirisë dhe përpjekjet për vazhdimin e armëpushimit në Idlib.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu situata e fundit në Idlib në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Soçi të Rusisë.

“Të gjitha përpjekjet po bëhen për vazhdimin e armëpushimit dhe stabilitetit në kuadër të marrëveshjes së Soçit. Bashkëpunimi ynë i ngushtë në këtë çështje me Rusinë vazhdon”, tha ministri Akar. / AA



Lajme të ngjashme