THY anulon disa fluturime për në Itali

Zyra e Shtypit e linjave ajrore turke (THY) ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve të planifikuara nga Stambolli për në Itali (Romë, Venecia, Milano) më datë 11 janar.

THY anulon disa fluturime për në Itali

Kompania “Turkish Airlines” ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve në drejtim të Italisë për datën 11 janar.

Sipas komunikatës së Zyrës e Këshilltarit për Mediat të THY-së, anulimet në fjalë kanë ndodhur për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror më 11 janar në Itali.

Si rrjedhojë në këtë datë (11 janar) nuk do të realizohen reciprokisht fluturimet e rregullta të planifikuara nga Stambolli në drejtim të Romës, Venecias dhe Milanos.



Lajme të ngjashme