Ministri Akar kërkon zbatimin e shpejtë të udhërrëfyesit për Menbixhin

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford shkëmbyen mendimet në lidhje me çështjet rajonale.

1121848
Ministri Akar kërkon zbatimin e shpejtë të udhërrëfyesit për Menbixhin
dunford-akar2.jpg
Akar.jpg

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar priti në takim shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate Joseph Dunford, i cili ndodhet në Ankara për kontakte zyrtare.

Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke gjeneralarmate Yasar Guler.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “Gjatë takimit u shkëmbyen mendimet në lidhje me marrjen e armatimit të dhënë organizatës terroriste PKK/YPG dhe luftën kundër organizatave terroriste përfshirë edhe DAESH-in”.

Sipas komunikatës, ministri Akar gjatë takimit vuri theksin në “Rëndësinë e plotësimit me shpejtësi të udhërrëfyesit për Menbixhin duke e larguar sa më parë organizatën separatiste terrorist PKK/YPG nga ky rajon”.

Ministri Akar gjithashtu theksoi vendosmërinë e Turqisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e kufijve të saj dhe për stabilitetin e rajonit.

 


Lajme të ngjashme