Çelik: Shteti turk, historikisht miku i vërtetë i kurdëve

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI), Omer Çelik tha se çështjet e sigurisë së Turqisë nuk janë në asnjë mënyrë subjekt për të shtyrë kohën, zgjatur procesin apo bërë pazarllëqe.

Çelik: Shteti turk, historikisht miku i vërtetë i kurdëve

Në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Këshillit Qendror Ekzekutiv të partisë, Omer Çelik tha se Turqia është vendi i parë që duhet t’u vijë në mendje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kur bëhet fjalët për aleatët.

“Vetëm se shprehja ‘aleati ynë’, e përdorur prej tyre (ShBA-së) për një organizatë terroriste, ishte një thyerje e madhe”,- shtoi ai.

Cilido qoftë ai, që i thotë Shtetit të Republikës së Turqisë ‘Mos i prekni kurdët’, në fillim duhet të shikojë veten e tij në pasqyrë,- theksoi zëdhënësi i AK PARTI-së, Omer Çelik dhe shtoi:

“Të rikujtojnë shtypjet që u kanë bërë kurdëve. Shteti i Republikës së Turqisë është mik edhe i Kurdëve, edhe i Arabëve, edhe i turkmenëve që jetojnë në rajon. Historia e ka treguar që Turqia në shumicën e rasteve ka qenë miku i vetëm për këta popuj. Një gjë nuk duhet harruar, që askush, qoftë edhe një njeri i vetëm nuk mund ti japë leksione Republikës së Turqisë se si duhet t’u dalim në mbrojtje vëllezërve tanë kurdë. Miku më i madh, madje miku i vetëm i kurdëve është Republika e Turqisë. Çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e Turqisë nuk janë në asnjë mënyrë subjekt i shtyrjes të kohës, zgjatjes së procesit, apo pazarllëqeve. Një natë mund të vijmë papritmas atje (në lindje të lumit Eufrat)”.

 


Lajme të ngjashme