Delegacioni i SHBA-së për bisedime në Ankara, në fokus kalendari i tërheqjes amerikane nga Siria

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford dhe përfaqësuesi special për Sirinë, James Jeffrey, do të qëndrojnë sot në Ankara.

Delegacioni i SHBA-së për bisedime në Ankara, në fokus kalendari i tërheqjes amerikane nga Siria

Turqia pret të hënën mysafirë të rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford dhe përfaqësuesi special për Sirinë, James Jeffrey, do të qëndrojnë sot në Ankara.

Gjatë kontakteve dyditore të delegacionit amerikan në Turqi, do të merren në shqyrtim kalendari i tërheqjes së trupave të SHBA-së nga Siria dhe lufta kundër organizatës terroriste DAESH.

Delegacionit amerikan do t’i komunikohen vijat e kuqe të Turqisë dhe do t’i vihet në pah se tërheqja nuk duhet t’u krijojë apo t’u hapë terren organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe organizatës terroriste DAESH.

Një tjetër pikë e agjendës së bisedimeve me delegacionin amerikan do të jenë gjithashtu armët, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

“Armët duhet të mblidhen sa më parë të jetë e mundur”, është ky mesazhi që Ankaraja zyrtare do t’i përcjellë bashkëbiseduesve amerikanë.

Palët do të diskutojnë po ashtu në lidhje me itinerarin që do të ndjekë ushtria turke në Siri, përdorimin e hapësirës ajrore dhe mbështetjen ajrore të koalicionit.

Sa i përket Menbixhit, zyrtarët turq do të këmbëngulin për “implementimin e plotë të udhërrëfyesit”, akorduar me Uashingtonin më 4 qershor 2018, duke i dhënë prioritet tërheqjes së organizatës separatiste terroriste YPG/PKK nga zona në fjalë dhe garantimit të sigurisë.



Lajme të ngjashme