Perla turke e turizmit, Dalaman hyn ndër 7 vendet më të preferuara në botë

Nënprefektura Dalaman e rrethit Mugla në Turqi, zuri vendin e 7-të ndër itineraret me avion më të kërkuara në vitin 2018.

dalaman (2).jpg
dalaman (1).jpg
dalaman genel.jpg
dalaman (7).jpg

Nënprefektura Dalaman e rrethit Mugla në Turqi, zuri vendin e 7-të ndër itineraret me avion më të kërkuara në vitin 2018.

Anëtari i Bordit Drejtues të aeroportit YDA Dalaman, Hamdi Guvenç, në deklaratën e bërë për gazetarët tha se në artikullin e gazetës “The Telegraph”, ku janë shqyrtuar vendmbërritjet më të pëlqyera të turizmit në botë për vitin 2018, ndër qendrat e turizmit më të pëlqyera në botë si Moska, Kievi, Tenerife, Sevilla, Gran Kanaria dhe Gjenevë, Dalamani zuri vendin e 7 ndër vendmbërritjet më të kërkuara të vitit të kaluar.

Ai bëri të ditur se sipas artikullit, radhitja e Dalamanit, si një prej destinacioneve më të preferuara, veçanërisht nga turistët anglezë, tregon zhvillimin pozitiv nga aspekti i turizmit turk dhe shtoi: “Hyrja e Dalamanit ndër 10 vendet më të kërkuara gjatë vitit tregon se kanë dhënë rezultat punimet e vazhduara prej vitesh me insistim në bazë të bashkëpunimit të institucioneve publike dhe private”.  



Lajme të ngjashme