Turqia dënon deklaratën skandaloze të Pompeos

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) reagoi ndaj fjalëve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për Turqinë.

Turqia dënon deklaratën skandaloze të Pompeos

Dënohen fjalët e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për Turqinë në lidhje me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) reagoi ndaj fjalëve të Pompeos për Turqinë.

“Refuzojmë tonin dhe përmbajtjen e fjalëve të shprehura nga Pompeo për vendin tonë në aspektin e Sirisë” shkroi Aksoy.  

Aksoj tha se identifikimi i kurdëve me organizatën terroriste YPG/PKK nga Pompeo, nëse nuk është e qëllimshme, tregon një mangësi shqetësuese informacioni.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste PKK/PYD/YPG dhe DAESH, që cenojnë unionin politik dhe tërësinë territoriale të Sirisë dhe përbëjnë një kërcënim ekzistence të sigurisë kombëtare për Turqinë.

Turqia hap krahët për tërë popullin e Sirisë, përfshi edhe kurdët dhe shtrembërimi i të vërtetës sikur Turqia merr në objektivë një komunitet të caktuar në Siri “nuk do të pranohet kurrë” – u shpreh Aksoj dhe shtoi: “Ne dënojmë fuqishëm edhe të parën e organizatës  terroriste (YPG/PKK) si një partner në luftën kundër DAESH-it”.  

“Turqia si në luftën kundër terrorit, ashtu edhe në përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje politike për Sirinë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e kudrëve të Sirisë. Turqia mirëpret qindra mijëra kurdë të Sirisë, që janë arratisur nga mizoria e PYD/YPG dhe duhet mbajtur parasysh që këta njerëz, për shkak të presionit të PYD/YPG, nuk mund të kthehen në tokat e tyre” tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në reportazhin e dhënë për kanalin televiziv, NewsMax u shpreh me fjalë skandaloze për Turqinë.

Duke iu referuar direktivës së Presidentit, Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria, Pompeo tha: “Këtë do ta zbatojmë në të gjitha frontet. Jo vetëm tërheqjen, por të gjitha elementet e tjera të parashtruara nga presidenti; rëndësia e sigurimit të mosmasakrimit të kurdëve nga Turqia, mbrojtja e pakicave fetare në Siri; janë ende pjesë e misionit të parashtruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.  

 


Lajme të ngjashme