Amerika i dorëzon Turqisë ofertën për Patriotët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Turqisë ofertën për shitjen e sistemeve ajrore dhe mbrojtjes ndaj raketave, Patriot.

Amerika i dorëzon Turqisë ofertën për Patriotët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Turqisë ofertën për shitjen e sistemeve ajrore dhe mbrojtjes ndaj raketave, Patriot.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet përkatëse, një delegacion i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin Ankara, po zhvillon takime me delegacionin e përbërë nga homologët në Kryesinë e Industrisë së Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Bëhet e ditur se në takime, palës turke i është dorëzuar propozimi i udhëheqjes amerikane për shitjen në lidhje me sistemet Patriot.

Departamenti amerikan i Shtetit më 19 dhjetor kishte miratuar shitjen Turqisë të sistemeve patriot me vlerë 3,5 miliardë dollarë.

Agjencia për Mbrojtje, Siguri dhe Bashkëpunim (DSCA), që varet nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) kishte bërë deklaratën ku thuhej: “Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 80 Raketave Patriot me Telekomandim të Përmirësuar, MIM-104E, 60 raketave me aftësi të avancuar, Patriot-3 (PAC-3) dhe pajisjeve të tjera në lidhje me këto raketa, të cilat parashikohet të kenë një vlerë prej 3,5 miliardë dollarësh. Agjencia për Mbrojtje, Siguri dhe Bashkëpunim informoi sot Kongresin në lidhje me këtë shitje”.

Gjithashtu kishte bërë të ditur se në paketën e sistemit të mbrojtjes u përfshinë edhe 4 grupe të radarëve AN/MQP-65, 4 Sisteme të kontrollit të objektivave të kapura (diktuara) nga radari, 10 gupe të shtyllave të antenës, 20 stacione të lançimit M903 dhe 5 centrale elektrike, si dhe pajisjet e komunikimit, pajisjet e testimit, dhe pajisjet e tjera të mbështetjes.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në mbledhjen e vlerësimit të fundvitit të bërë me gazetarët, në lidhje me këtë çështje tha: “Afërsisht para 1 viti e gjysmë, me anë të një letre i kishim përcjellë Amerikës se dëshironim të blinim Patriot. Faktikisht miratimi i departamentit amerikan ishte mbi këtë kërkesë. Ne blejmë Patriot por nuk anulojmë S-400, që do të blihen nga Rusia”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh kërkojnë që Turqia të anulojë blerjen e raketave S-400 nga Rusia. Por Turqia refuzon parakushtin e anulimit të S-400, që Amerika vë për blerjen e sistemit Patriot.   

Ankaraja, krahas çmimit për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore pret edhe përdorimin e përbashkët të teknologjisë.

Turqia kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ofrojnë edhe oferta të volitshme për përdorimin e kësaj teknologjie.  

 


Lajme të ngjashme