Presidenti i Irakut të enjten viziton Turqinë

Vizita e Presidentit të Irakut, Barham Salih në Turqi do të fokusohet në marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.

Presidenti i Irakut të enjten viziton Turqinë

Presidenti i Irakut, Barham Salih do të bëjë të enjten një vizitë zyrtare në Turqi, ka njoftuar zyra e shtypit e presidentit turk.

Sipas komunikatës në fjalë, Salih do të takohet me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në kryeqytetin e vendit, Ankara.

Erdoan dhe Salih pritet që në takim të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe të vlerësojnë mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan komunikata në vijim.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Salihut në Turqi, pasi ai u zgjodh president i Irakut në fillim të tetorit të kaluar.



Lajme të ngjashme