Turqi –Viti i Ri u kremtua në një atmosferë festive

Turqia priti me një atmosferë festive ndërrimin e moteve.

Turqi –Viti i Ri u kremtua në një atmosferë festive

Turqia priti me një atmosferë festive ndërrimin e moteve.

Në Stamboll një numër i madh i qytetarëve dhe turistëve u mblodhën në sheshin simbolik Taksim dhe rrugën Istiklal për të festuar ardhjen e Vitit të Ri.

Policia mori masa të shtuara të sigurisë në Kadikoy, rrugën Istiklal, sheshin Taksim dhe rrethinë, ndërsa bëri edhe kontrolle të identitetit të personave të dyshuar.

Ndërkaq kryeqytetin Ankara në vitin e ri 2019 hyri me kremtime të organizuara në parkun e Sigurisë (Guvenpark) të sheshit Kizilay.

Banorët e kryeqytetit, të cilët filluan të mblidhen në orët e mbrëmjes në sheshin Vullneti Kombëtar i 15 Korrikut Kizilay, krahas motit të ftohtë me kalimin e kohës u mblodhën në Guvenpark dhe rrethinë.

Edhe Izmiri vitin e ri e priti me entuziazëm në sheshin e Republikës.

Banorët e Izmirit, të cilët deshën që vitin e ri ta presin në shesh, krahas motit të ftohtë mbushën sheshin.

Me anë të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Bashkia e Izmirit, qytetarët u argëtuan edhe me koncertin e DJ Mano.

Ndërkaq në nënprefekturën Alanya të Antalisë, që është njëra prej qendrave të rëndësishme turistike të Turqisë, qytetarët dhe turistët morën pjesë në kremtimet e vitit të ri të organizuara në Kalanë e Alanyas dhe në qendër të qytetit.

Shfaqjet e fishekzjarrëve që u organizuan në fanarë të detit dhe në disa hotele në minutat e para të vitit të ri, krijuan pamje të mrekullueshme.



Lajme të ngjashme