Pakistan – Kryeministri Imrah Khan për vizitë zyrtare në Turqi më 3-4 janar 2019

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Kryeministri Imran Khan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi gjatë javës së parë të vitit të ri, në përgjigje të ftesës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan...

Pakistan – Kryeministri Imrah Khan për vizitë zyrtare në Turqi më 3-4 janar 2019

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, do të realizojë një vizitë zyrtare në Turqi më datat 3 dhe 4 janar 2019.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit me anë të një komunikate të shkruar, Kryeministri Khan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi gjatë javës së parë të vitit të ri, në përgjigje të ftesës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë vizitë të parë zyrtare në Turqi – vijon komunikata e MPJ pakistaneze – Khani do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë duke përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme Makhdoom Shah Mehmood Qureshi, ministri i Planifikimit, Zhvillimit dhe Reformave Makhdoom Khusro Bakhtyar dhe këshilltarin e Kryeministrit për Tregtinë dhe Investimet Abdul Razak Dawood.

Pasi thekson se Kryeministri Imran Khan do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe situatën rajonale e ndërkombëtare, komunikata e MPJ pakistaneze sqaron se gjatë qëndrimit të tij në Ankara, shefi i Islamabadit zyrtar do t’u drejtohet me një fjalim afaristëve të pranishëm në Forumin e Biznesit Turqi-Pakistan dhe do të ketë një takim me sipërmarrës turq dhe me investitorë potencialë.

“Republika Islame e Pakistanit dhe Republika e Turqisë gëzojnë lidhje historike dhe të pashembullta, të cilat bazohen mbi një trashëgimi të përbashkët fetare dhe kulturore që daton në shekuj. Të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, ekonomike, të mbrojtjes, kulturore dhe mes popujve, të cilat vazhdojnë të përforcohen çdo vit e më shumë. Vizita e ardhshme e Kryeministrit (Khan) në Turqi do të përforcojë më tej lidhjet historike ndërmjet qeverive dhe popujve të dy vendeve vëllazërore. Për më tepër, vizita do të ndihmojë gjithashtu për të eksploruar fusha të reja të kooperimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, theksohet në fund të komunikatës së MPJ pakistaneze.



Lajme të ngjashme