Një delegacion amerikan vjen këtë javë në Turqi për FETO-n

Një delegacion amerikan në datat 3-4 janar do të realizojë takime në Ankara me zyrtarët turq në lidhje me provat e reja që Turqia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me organizatën terroriste FETO.

Një delegacion amerikan vjen këtë javë në Turqi për FETO-n

Këto takime bartin rëndësi, pasi do të zbulojnë rolin që kanë luajtur kreu i organizatës FETO, Fetullah Gylen dhe rrethi i ti i ngushtë në tentativën e grushtitshtetit në Turqi (15 korrik 2016) dhe do të vënë në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me këtë organizatë.

Prokuroria e Ankarasë kishte arritur të përcaktonte se të ashtuquajturit ‘imamët’ civilë (drejtues) të tentativës së grushtit të shtetit, Adil Oksüz, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Harun Biniş dhe Nurettin Oruç në muajt janar, mars dhe qershor të të njëjtit vit (2016) kishin qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Dihet që emrat në fjalë kanë realizuar me Fetullah Gylenin mbledhje paraprake (për grushtshtetin).

Celulari i Hakan Çiçek-ut, një prej grushtetasve të kapur ndërsa po arratisej nga baza ajrore Akinci (afër Ankarasë) pas dështimit të grushtshtetit, ishte gjetur në tokë.

Nga gjurmët digjitale, të cilat u siguruan nga analiza që iu bë telefonit nga një ekip i specializuar prej 12 vetë, u zbulua se ku (vendndodhja) ishte përdorur pajisja (telefoni mobil).

U përcaktua se numri telefonik amerikan GSM (Global System for Mobile Communications), që është përdorur nga Hakan Çiçek, për herë të parë është aktivizuar më datën 7 mars 2016 në shtëpinë (fermën) ku qëndron kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, në Pensilvani në ShBA-së.

Ekipi i ekspertëve turq ka nxjerrë nga të dhënat e vendndodhjes (lokacionit) të telefonit, që nga momenti që ai është aktivizuar, edhe koordinatat e vendndodhjes së personit.

Zyrtarët turq të gjitha këto gjurmë digjitale i vendosën mbi tavolinë në takimin që patën me homologët e tyre amerikanë më 13 korrik 2018 dhe provuan rolin e FETO-s në tentativën e grushtshtetit.

Pala amerikane i mori këto të dhëna dhe filloi ti vlerësonte nga ana e saj.

Në mbledhjen që do të mbahet në Ankara mes datave 3-4 janar do të marrin pjesë zyrtarë nga Ministritë e Punëve të Jashtme, të Brendshme dhe Drejtësisë të të dyja vendeve. Gjithashtu në këtë mbledhje pala amerikane do të paraqesë edhe vlerësimin e saj mbi provat e reja.

Gjatë analizave ekspertët turq zbuluan gjithashtu se Hakan Çiçek, një nga ‘imamët’ (drejtuesit) civilë të grushtetetit të 15 korrikut, për të mos harruar emrin e përdoruesit dhe kodin, pas aktivizimit të pajisjes (telefonit të lëvizshëm), kishte fotografuar me anë të teknikës LivePhoto një letër, në të cilën ai i kishte shkruar të dhënat, dhe këtë fotografi e ruante në telefonin e tij.

Në këtë foto duket i numri i telefonit, llogaria “iCloud” e përdorur prej tij me adresën e postës elektronike suneyes34@gmail.com dhe fjalëkalimi, të gjitha të mbajtura shënim me shkrim dore nga Hakan Çiçek.

Kjo fotografi është edhe një prej provave që tregon se telefoni (GSM), i gjetur gjatë kërkimit në terren afër bazës ajrore “Akinci”, ka qenë i personit Hakan Çiçek.

Pala amerikane në takimin që do të mbahet të enjten në Ankara do të përcjellë edhe ecurinë e hetimeve paraprake që kanë nisur të zhvillohen më parë në 18 shteteve të Amerikës me subjektet e përbashkuara, që kanë lidhje me FETO dhe që janë përzier në vepra të krimit të organizuar siç janë: parregullsi në marrjen e vizës dhe lejes së qëndrimit në Amerikë apo pastrimi i parave.



Lajme të ngjashme