Gjermani – Angela Merkel vlerëson lart rolin e Turqisë në pritjen e refugjatëve sirianë

Ndihmëszëdhënësja e Qeverisë Federale të Gjermanisë, Martina Fietz, njoftoi të dielën se Kancelarja Angela Merkel vlerëson lart rolin e Turqisë sidomos kur bëhet fjalë për pritjen e refugjatëve sirianë...

1116718
Gjermani – Angela Merkel vlerëson lart rolin e Turqisë në pritjen e refugjatëve sirianë

Ndihmëszëdhënësja e Qeverisë Federale të Gjermanisë, Martina Fietz, njoftoi të dielën se Kancelarja Angela Merkel vlerëson lart rolin e Turqisë sidomos kur bëhet fjalë për pritjen e refugjatëve sirianë.

Martina Fietz bëri të ditur përmes një komunikate me shkrim se Presidenti Recep Tayyip Erdogan i Turqisë dhe Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë kanë realizuar një bisedë telefonike, në fokus të së cilës ishte Siria.

Duke theksuar se shefja e qeverisë gjermane dhe kreu i shtetit turk kanë vënë në pah rëndësinë e procesit politik të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për zbutjen e konfliktit në Siri, Fietz ka potencuar se organizata terroriste DAESH mbetet një kërcënim serioz që kërkon vëmendje të madhe edhe pse është sprapsur falë bashkëveprimit.

“Kancelarja Merkel shprehu gjithashtu pritmën e saj që Turqia të reagojë në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme pas njoftimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria”, ka shkruar zëdhënësja e qeverisë gjermane.



Lajme të ngjashme