Delegacioni turk fillon takimet me autoritetet ruse në Moskë

Filloi mbledhja e vlerësimit të zhvillimeve në Siri ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu dhe Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Ministrin e Mbrojtes së Rusisë.

1115861
Delegacioni turk fillon takimet me autoritetet ruse në Moskë

Filloi mbledhja e vlerësimit të zhvillimeve në Siri ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu.

Çavushollu, Akar, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan dhe zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) së bashku me homologët rusë u takuan në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në kryeqytetin Moskë.

Në një prononcim të bërë përpara mbledhjes, Çavushollu bëri të ditur se ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit zbatohet një bashkëpunim i afërt në lidhje me Sirinë në formatin e Astana-s. “Falë kësaj kemi arritur një përparim të rëndësishëm në shumë fusha, përfshi edhe procesin politik” tha Çavushollu.

Ai tha se kanë shkuar në Rusi për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri dhe shtoi: “Me partnerët rusë do të vlerësojmë se çfarë mund të bëjmë këtej e tutje në Siri. Presidenti ynë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) na dërgoi neve pasi i jep shumë rëndësi marrëdhënieve me Rusinë në çështjet rajonale”.

Kurse Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, tha: “Krahas marrëveshjes për Idlibin do të vlerësojmë edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Stamboll. Gjithashtu do të vlerësojmë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria dhe zhvillimet e fundit në lindje të Eufratit”.  

Krahas Shoygu, në mbledhje nga pala ruse merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gjeneralarmate Valery Gerasimov, Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentyev.

Në mbledhje pritet të bëhen konsultime edhe për operacionet ushtarake të Turqisë kundër organizatave terroriste në Siri.   

 


Lajme të ngjashme