Turqia dënon vendimin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në territoret palestineze

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka dënuar me forcë miratimin e planeve të Izraelit për të ndërtuar rreth 2.200 banesa të reja në Bregun Perëndimor, të cilin e mban të pushtuar.

Turqia dënon vendimin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në territoret palestineze

"Ne dënojmë me forcë miratimin e planeve të Izraelit për të ndërtuar rreth 2.200 banesa të reja në Bregun Perëndimor, të cilin e mban të pushtuar. Ne e hedhim poshtë këtë vendim të paligjshëm të Izraelit, i cili vazhdon të shkelë me moskokëçarje të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht rezolutat përkatëse të OKB-së dhe Konventën e 4-të të Gjenevës",- thotë Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë të shkruar që ka bërë në lidhje me çështjen.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar në 1967, gjenden rreth 250 vendbanime çifute. Mbi 400 mijë kolonë hebre rezident në këto njësi banimi e bëjnë edhe më të vështirën jetën për palestinezët e Bregut Perëndimor, ku ata jetojnë nën zgjedhën e pushtimit.

Kurse në Jerusalemin Lindor, që edhe ky territor mbahet i pushtuar nga Izraeli, jetojnë rreth 220 mijë kolonë hebre dhe ka 15 vendbanime të paligjshme.

E drejta ndërkombëtare i konsideron si Bregun Perëndimor, ashtu edhe Jerusalemin Lindor si "territore të pushtuara", kurse të gjitha aktivitetet e  Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve për kolonët hebre në këto territore i konsideron si aktivitete të paligjshme.

Procesi i paqes izraelito-palestinez u prish në mesin e vitit 2014 për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Izraelit për të ndaluar procesin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe për të pranuar kufijtë para vitit 1967 si bazë për një zgjidhje me dy shtete.

 


Lajme të ngjashme