THY nis fluturime të reja nga Aeroporti i Stambollit

Turkish Airlines (THY) fillon së shpejti fluturimet direkte nga aeroporti i ri i Stambollit për në Moskë, Paris, Londër, Frankfurt, Mynih, Kuvajt, Tbilis, Ashkabad, ka shkruar në Twitter drejtori i përgjithshëm i kompanisë (THY), Bilal Ekshi.

THY nis fluturime të reja nga Aeroporti i Stambollit

Drejtori i përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY), Bilal Ekshi (Ekşi) ka njoftuar se së shpejti nga Aeroporti i Stambollit (aeroporti i ri) kompania do të fillojë fluturime të reja.

“Në Aeroportin e Stambollit po hapim fluturime të reja. Përveç destinacioneve (vendmbërritje) aktuale së shpejti (pasi të kemi siguruar lejet e nevojshme) do të fillojmë të shesim bileta edhe për fluturimet jashtë shtetit si: Moskë, Paris, Londër, Frankfurt, Mynih, Kuvajt, Tbilis, Ashkabad, dhe për brenda vendit: Diyarbakir, Kayseri dhe Hatay”,- shkruan drejtori Ekshi në llogarinë e tij në Twitter.

 

 


Lajme të ngjashme