Erdogan: Regjimi sirian bën 'operacion psikologjik' në Menbixh

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyıp Erdoğan) tha se ekzistenca e forcave të Esadit në Menbixh nuk është e prerë.

1115356
Erdogan: Regjimi sirian bën 'operacion psikologjik' në Menbixh

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ekzistenca e forcave të regjimit të Esadit në Menbixh të Sirisë nuk është ende e qartë.

Erdoan bëri një deklaratë për gazetarët në Stamboll dhe vlerësoi lajmet që kanë dalë se organizata separatiste terroriste YPG/PKK ka thirrur forcat e Esadit në Menbixh, qytet që e mbajnë të pushtuar.

Ai tha se në lidhje me zhvillimet në Menbixh, regjimi i Sirisë është brenda një veprimtarie psikologjike dhe shtoi: “Biseduam me shërbimin informativ, nuk ka asgjë të prerë”.  

Synimi është që YPG/PKK të marrë mësimin e nevojshëm në Menbixh dhe për këtë Turqia është e vendosur.

“Delegacioni im do të shkojë nesër në Moskë. Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan së bashku me përfaqësuesin tim të posaçëm (Ibrahim Kallën), pra një ekip prej katër vetash do të shkojnë atje dhe do të shqyrtojnë gjerësisht këto çështje. Me kryetarin e shtetit të Rusisë mund të zhvilloj edhe një bisedë telefonike, edhe mund të takohem në Moskë ose Soçi”, tha Erdoan.  

“Ne duhet ti shqyrtojmë shumë seriozisht këto (çështjet e Sirisë)”, shtoi presidenti turk.

Ai tha se janë kundër copëtimit të Sirisë.

“Objektivi ynë është që organizatat terroriste të dalin që atje. Nëse organizatat terroriste dalin, atëherë neve nuk na mbetet punë për të bërë”, nënvizoi Erdogani mes të tjerash.

 



Lajme të ngjashme