Turqia dënoi sulmin e Boko Haram në Nigeri

Si pasojë e sulmit të organizatës terroriste “Boko Haram” në Nigeri kanë humbur jetën 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Turqia dënoi sulmin e Boko Haram në Nigeri

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist të ndërmarrë dje në verilindje të Nigerisë nga organizata terroriste Boko Haram.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Është mësuar me pikëllim për sulmin terrorist të ndërmarrë kundër forcave të sigurisë në provincën Yobe në Nigerinë verilindore, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër i madh i njerëzve. Dënojmë ashpër këtë sulm të tmerrshëm dhe shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Nigerisë”.

Si pasojë e sulmit të organizatës terroriste “Boko Haram” në Nigeri kanë humbur jetën 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme