“Oktapodi”, mburoja kibernetike e Turqisë përhapet me shpejtësi

Turqia do të zgjerojë përdorimin e sistemit “Ahtapot” (Oktapodi), një zgjidhje kombëtare e sigurisë kibernetike që është ngritur në rend të ditës nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan...

“Oktapodi”, mburoja kibernetike e Turqisë përhapet me shpejtësi

Turqia do të zgjerojë përdorimin e sistemit “Ahtapot” (Oktapodi), një zgjidhje kombëtare e sigurisë kibernetike që është ngritur në rend të ditës nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ky softuer, i cili u shërben Forcave të Armatosura të Turqisë që prej vitit 2016, ka nisur të testohet gjithashtu në institucionet e organizatat qeveritare, si dhe në sistemet e bashkive.

Gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e djeshme të ndarjes së çmimeve të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) dhe Akademisë së Shkencave të Turqisë (TUBA), Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen mbi rolin e softuerit “Ahtapot” në sigurinë kibernetike.

“Sulmet kibernetike dhe dobësitë (e sistemeve) janë sot kërcënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit dhe privatësinë e individit. Softueri 'Ahtapot' që ne kemi zhvilluar, pengoi me sukses sulmin kibernetik ndaj komandës së një prej forcave tona dhe u përfshi në një stërvitje të NATO-s”, deklaroi kreu i shtetit turk.

Projekti mori start për të plotësuar nevojat në lidhje me sigurinë kibernetike në të gjitha sistemet e informacionit të nivelit të mesëm dhe të lartë, me në krye ato të institucioneve publike. Me strategjinë e “mbrojtjes në thellësi” të softuerit “Ahtapot” synohet të përdoren në mënyrë të koordinuar masa të shumëfishta sigurie.

Falë sistemit operativ “Pardus” të programit “Ahtapot”, shpërndarja e sistemit operativ kombëtar me kod të hapur përdoret edhe në komponentët e sigurisë kibernetike.

Përdorimi i komponentëve me burim të hapur siguron shmangien e sistemeve të pakontrollueshme.

“Ahtapot” përfshin gjithashtu një sistem administrimi të centralizuar për lehtësimin e instalimit, konfigurimit dhe azhurnimit.



Lajme të ngjashme