Turqia vazhdon dislokimin e njësive ushtarake në kufirin me Sirinë

Vazhdon mobilizimi përpara operacionit kundër korridorit të terrorit në kufirin sirian.

1113904
Turqia vazhdon dislokimin e njësive ushtarake në kufirin me Sirinë

Vazhdon mobilizimi përpara operacionit kundër korridorit të terrorit në kufirin sirian.

Në këtë kuadër Turqia vazhdon dislokimin ushtarak natë e ditë.  

Automjetet ushtarake, që janë dërguar nga njësi të ndryshme në Hataj (Hatay) dhe nga Komanda e 2-të e Batalionit Kufitar në Narllëxha (Narlıca), janë vënë në lëvizje drejt rrugës tokësore të rrethit Kilis.

U vu re se autokolona e përbërë nga transportuesit e blinduar të personelit dhe automjetet ushtarake, që transportojnë tanket, përparon në drejtim të Kilisit nën masat e sigurisë.    

 


Lajme të ngjashme