Ministria turke e Mbrojtjes reagon ndaj gjepurave të Netanjahut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se Forcat e Armatosura Turke, në të gjitha rajonet e operacioneve, janë dhe do të vazhdojë të jenë dora e dhembshurisë, për të cilën pret dhe ndien mall populli.

Ministria turke e Mbrojtjes reagon ndaj gjepurave të Netanjahut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se Forcat e Armatosura Turke, në të gjitha rajonet e operacioneve, janë dhe do të vazhdojë të jenë dora e dhembshurisë, për të cilën pret dhe ndien mall populli.

Ministria bëri një deklaratë në lidhje me fjalët e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, që kishin në objektivë ushtrinë turke.

“Ne refuzojmë pretendimet pavend, pabazë dhe jo të vërteta të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu ndaj ushtrisë turke, i cili mundohet të tërheqë vëmendjen nga akuzat për korrupsion dhe problemet politike në vendin e tij” shkruhet në deklaratë.

“Forcat e Armatosura Turke, në detyrat dhe operacionet e zhvilluara gjatë historisë së tyre të lavdishme, nuk kanë pasur asnjë çështje për të ardhur turp në asnjë periudhë” bëhet e ditur në deklaratë dhe vijohet me këto fjalë: “Ata që kanë në duar gjakun e fëmijëve palestinezë, ashtu si ata që masakruan në banjë nënën dhe fëmijët në Lefkosha (të masakruar nga greko qipriotë në Qipro), ashtu si organizata separatiste terroriste PKK, që ka  pushkatuar foshnjat, nuk mund të njollosin ushtrinë turke, garantuese e paqes”.   

“Ashtu si në Operacionin e Paqes në Qipro (1974), i realizuar në kuadër të drejtësisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, luftën kundër terrorit, operacionin Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit (në Siri), përfshi edhe operacionet në terrenet më të vështira, për Forcat e Armatosura Turke, njerëzit civilë dhe të pafajshëm, ndërtesat historike, fetare, kulturore dhe mjedisi, kanë qenë të paprekshëm, edhe nëse i kanë shkaktuar vonesë operacioneve. Si shembull është e mjaftueshme të krahasohen fotografitë para dhe pas operacioneve në Rakka, Halep, Musul, Guta me Afrinin dhe El Babin. Forcat e Armatosura Turke, në të gjitha fushat e operacioneve, janë dhe do të vazhdojnë të jenë dora e dhembshurisë, për të cilën pret dhe ndjen mall populli. Dhjetëra mijëra vëllezër tanë kurdë, që jetojnë në Turqi ose në vendet përreth dhe ata që vazhdojnë të strehohen në vendin tonë, janë dëshmitarët më të rëndësishëm të kësaj” shkruhet në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme