Erdogan për tërheqjen e ushtarëve nga Siria: ShBA-ja bëri atë që i takonte

Në vlerësimin që i bëri të martën për gazetarët vendimit të ShBA-së për tërheqjen e ushtarëve nga Siria, Presidenti Erdoan tha se Amerika ka bërë atë që i takonte të bënte.

Erdogan për tërheqjen e ushtarëve nga Siria: ShBA-ja bëri atë që i takonte

Presidenti Erdoan pas fjalimit drejtuar grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku mban edhe postin e kryetarit të saj, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me një pyetje mbi tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Siria, Erdoani tha: “ShBA-ja bëri atë që i takonte, por deklarata që ka ardhur nga Franca, nga Presidenti Emmanuel Macron, është ndryshe. Kështu që për momentin ne po shikojmë deklaratën që ka bërë Zoti Trump dhe bashkëpunimin tonë në këtë proces (të tërheqjes) ne po e vazhdojmë bashkë me atë (Trump). Shokët e mi sot ose nesër do të bëjnë një vizitë në Moskë, dhe në varësi të zhvillimeve gjatë kësaj vizite në Moskë do të kem edhe unë një bisedë me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Zotin Vladimir Putin”.

 


Lajme të ngjashme