Çavusoglu: Tërheqja e ShBA-së nga Siria të mos i shërbejë YPG/PKK-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se zhvillimet lidhur me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Siria nuk duhet ti shërbejnë organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

1113120
Çavusoglu: Tërheqja e ShBA-së nga Siria të mos i shërbejë YPG/PKK-së

I ndodhur në Tunizi për disa vizita, Çavushollu foli për përgatitjet e Turqisë mbi operacionin kundër terroristëve në pjesën lindore të lumit Eufrat dhe për vendimin e ShBA-së për t’u tërhequr nga Siria.

“Operacionin kundër terroristëve Turqia do ta fillojë kur ta shikojë të nevojshme”,- theksoi Çavushollu, dhe shtoi: “Procesin e tërheqjes së ShBA-së nga Siria do ta koordinojmë me këtë vend (Amerikën). Kontaktet me ShBA-në i vazhdojmë në çdo nivel”.

Ministri Çavushollu tha se e kishin pritur me kënaqësi vendimin e Uashingtonit (për tërheqjen nga Siria),- vetëm se,-shtoi ai, “Zhvillimet në lidhje me tërheqjen nuk duhet t’i shërbejnë YPG-së”.

Kurse në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u masakrua egërsisht më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, Çavushollu tha: “Vrasja e Khashoggi është një çështje gjyqësore. Kemi të bëjmë me një vepër penale, por nuk e shikojmë si një problem dypalësh me Arabinë Saudite. Jemi në kontakt me disa vende për të filluar një hetim ndërkombëtar në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me vrasjen e Khashoggit”.

Ndërsa për krizën në Jemen, shefi i diplomacisë turke tha se i kishin bërë thirrje Grupit të Kontaktit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të mbajtur më 10 janar një takim në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme