Turqia shpreh ngushëllime për viktimat e cunamit në Indonezi

Kryeparlamentari, Binali Yildirim publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën nga fatkeqësia e cunamit në Indonezi.

1112418
Turqia shpreh ngushëllime për viktimat e cunamit në Indonezi

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim bëri të ditur se Turqia do të jetë pranë Indonezisë mike, e cila po kalon ditë të vështira për shkak të pasojave të fatkeqësisë së cunamit.

Kryeparlamentari Yildirim publikoi një mesazh ngushëllimi pas fatkeqësisë së cunamit që ndodhi në rajonin e ngushticës Sunda të Indonezisë.

Duke bërë të ditur se ka mësuar me keqardhje se nga fatkeqësia e cunamit kanë humbur jetën mbi 280 vetë dhe janë plagosur mbi 1 mijë të tjerë, Kryeparlamentari Yildirim në mesazhin e tij tha: “Kërkoj mëshirën e Allahut për viktimat që humbën jetën në këtë fatkeqësi, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. I shpreh ngushëllimet e mia popullit mik e vëlla të Indonezisë, i cili mbeti i ekspozuar ndaj fatkeqësisë së cunamit. Turqia do të jetë pranë vendit mik Indonezisë në këto ditë të vështira ashtu siç është pranë të gjitha vendeve dhe shoqërive të shtypura dhe të viktimizuara në botë”.

 


Lajme të ngjashme