Erdogan i uron ditëlindjen Alijevit

Presidenti Erdoan i ka telefonuar Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, dhe i ka uruar ditëlindjen.

Erdogan i uron ditëlindjen Alijevit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka uruar ditëlindjen Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Sipas informacioneve që përcjellin burimet pranë Presidencës turke, Presidenti Erdoan e ka marrë në telefon Alijevin dhe e ka uruar për ditëlindjen.

Raportohet se edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev e ka falënderuar Presidentin Erdoan për telefonatën dhe i ka uruar një jetë të gjatë plot shëndet dhe qetësi.

Të dy liderët në gjatë bisedës telefonike shprehën kënaqësinë që ndjejnë nga niveli shumë i mirë në çdo fushë i marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan.



Lajme të ngjashme