Çavuşoglu: Netanyahu, një kriminel gjakftohtë i kohëve moderne

“Netanyahu është krimineli gjakftohtë i kohëve moderne”, deklaroi të dielën ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në përgjigje të kritikave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në adresë të Presidentit Erdogan...

Çavuşoglu: Netanyahu, një kriminel gjakftohtë i kohëve moderne

“Netanyahu është krimineli gjakftohtë i kohëve moderne”, deklaroi të dielën ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në përgjigje të kritikave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në adresë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Çavusoglu reagoi ndaj Netanyahut nëpërmjet rrjetit social “Twitter” duke përdorur fotografitë e 16-vjeçarit simbol të rezistencës së Jerusalemit, Fawzi al-Junaidi, i cili u arrestua dhe iu lidhën sytë nga një numër i madh ushtarësh izraelitë, si dhe të dëshmorit Fadi Abu Salah, pjesëmarrës invalid në rezistencën palestineze.

“Pushtuesi që godet njerëzit e shtrirë në tokë qenka ofenduar lehtë: Netanyahu është një kriminel gjakftohtë i kohëve moderne, përgjegjës për masakrat e mijëra palestinezëve të pafajshëm duke bombarduar fëmijët në plazhe. Turqia nuk do të ndalet kurrë së zbuluari të vërtetat”, shkroi diplomati më i lartë turk në median sociale.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pati shkruar të shtunën në “Twitter” se “Erdogani – pushtuesi i Qipros së Veriut, ushtria e të cilit masakron gra dhe fëmijë në fshatrat kurde brenda e jashtë Turqisë – nuk duhet t’i japë Izraelit”.



Lajme të ngjashme